Resources

Kriteret e Turizmit Global të Qëndrueshëm (Shqip)


Hyrje

Turizmi i qëndrueshëm është në rritje: kërkesa konsumatore po rritet, kompanitë e udhëtimeve po shvillojnë programe gjithmonë e më “jeshile”, dhe qeveritë po krijojnë politika të reja për të inkurajuar praktikat e turizmit etik ose ekologjik. Por çfarë do të thotë në të vertetë “turizem etik”? Si mund të matet dhe demonstrohet në mënyrë të besueshme, në mënyrë që të ndërtohet kredibiliteti I konsumatorit, promovohet efikasiteti dhe luftohen pretendimet false?

Kriteret e Turizmit Global të Qëndrueshëm janë një përpjekje për të shpjeguar në mënyrë të kuptueshme atyrën e turizmit etik, dhe janë minimumi që një biznes turistik duhet të aspirojë të përmbushë. Ato janë të organizuara në katër tema kryesore: planifikim efikas I qëndrueshmërisë; rritje e benefiteve sociale dhe ekonomike për komunitetin local; përmirësimi I trashëgimisë kulturore; dhe reduktimi i impakteve negative mbi ambientin. Edhe pse kriteret janë konceptuar fillimisht për tu zbatuar nga industria e hotelerisë dhe udhetimeve, ato mund të përoren gjerësisht nga e gjithe industria e turizmit.

Kriteret janë pjesë e përgjigjes së komunitetit të turizmit ndaj sfidave globale të Qëllimeve të Mijëvjeçarit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara. Ulja e varfërisë dhe qëndrueshmëria ambientale – përfshi ndryshimet klimaterikë – janë çështjet më pikante të trajtuara nga kriteret.

Duke filluar në 2007, një koalicion i mbi 40 organizatave – Partneriteti për Kriteret e Turizmit Global të Qëndrueshëm – u bashkua për të caktuar kriteret. Që atëherë, ata kanë arritur të kontaktojnë mbi 100,000 operatorë turistik, kanë analizuar mbi 4,500 kritere dhe kanë marrë komente nga mbi 1500 individe. Kriteret e Turizmit Global të Qëndrueshëm janë zhvilluar konform Kodit ISEAL për Praktikat më të Mira dhe si të tilla do të jenë jubjekt i konsultimeve dhe kritikave çdo dy vjet, derisa të mos jetë më e nevojshme të mblidhen komente apo kritika.

Disa nga përdorimet e mundshme të kritereve janë si më poshtë:

  • Shërbejnë si stategji për bizneset e ët gjitha përmasave duke I ndihmuar ato të bëhen më të qëndrueshme dhe të zgjedhin programe turistike në harmoni me këto kritere globale;
  • Shërbejnë si guida për agjensitë e udhetimit për zgjedhjen e kontraktorëve dhe programeve të turizmit të qëndrueshëm;
  • Ndihmojnë konsumatorët të gjejnë rograme dhe biznese turistike të shëndetshme;
  • Shërbejnë si emërtues i njëjtë për mediat të cilat mund të identifikojnë subjektet që ofrojnë turizëm të qëndrueshëm;
  • Ndihmojnë çertifikimin dhe programe të tjera të sigurohen që standartet e tyre janë gjerësisht të pranueshmë;
  • Ofrojnë programe qeveritare dhe jo-qeveritare që shërbejnë si pikënisje për zhvillimin e turizmit të qëndrueshme; dhe
  • Shërbejnë si direktiva thelbësore për edukimin dhe trajnimin e subjekteve si hotele dhe universitete.

Kriteret tregojnë objektivat, jo rrugën se si ato arrihen apo rezultatet finale. Ky rrol përmbushet nga treguesit e performancës, materiale edukative shtesë, akses në mjetet që nevojiten për zbatimin e Kritereve të Turizmit Global të Qëndrueshëm.

Partneriteti konsideron Kriteret e Turizmit Global të Qëndrueshëm si fillimi I një proçesi për kthimin e qëndrueshmërisë në një praktikë standarte për gjithë format e turizmit.


Kriteret e Turizmit Global të Qëndrueshëm


A. Demonstroni menaxhim të qëndrueshëm efektiv.

  • A.1.        Kompania zbaton një system menaxhimi të qëndrueshëm që I përshtatet realitetit dhe nivelit të tij, dhe që merr në konsideratë çështjet mjedisore, social-kulturore, cilësinë, shëndetin dhe sigurinë.
  • A.2.        Kompania respekton gjithë ligjet dhe rregulloret ndërkombëtare apo lokale (përfshi shëndetin, sigurinë, punësimin dhe aspektet mjedisore).
  • A.3.        Gjithë personeli trajnohet sistematikisht në lidhje me rolin e tyre në menaxhimin e praktikave mjedisore, social-kulturore, shëndetësore dhe sigurisë.
  • A.4.        Kënaqësia e klientit matet dhe merren masat e nevojshme sipas rastit.
  • A.5.        Materialet promocionale janë të përshtatshme dhe nuk premtojnë më tepër sesa mund të ofrojë biznesi.
  • A.6.        Arkitektura, konstrukti dhe infrastruktura e godinave:
    • A.6.1.    është konform planit lokal dhe respektojnë detyrimet e zonave të mbrojtura apo trashëgimitë;
    • A.6.2.    respekton trashëgiminë natyrore apo kulturore tëzonës si vendndodhje, arkitekturë, vlerësim impakti, të drejta pronësore dhe blerje;
    • A.6.3    aplikon parimet e duhura të ndërtimit të qëndrueshëm;
    • A.6.4    ofron akses për personat me aftësi të kufizuara.
  • A.7.        Konsumatorët kanë akses në informacionin dhe interpretimin e rrethinave natyrore, kulturës lokale dhe trashëgimisë kulturore  si dhe u shpjegohet sjellja e përshtatshme gjatë vizitës në natyrë apo vende të klasifikuara si trashëgimi kulturore.

 

B.        Rrisni përfitimet social-ekonomike për komunitetin dhe minimizoni impaktet negative.

  • B.1.        Kompania mbështet fuqishëm iniciativat për zhvillimin social dhe infrastrukturor të komunitetit, përfshi mes të tjerash, edukim, shëndetësi dhe higjenë.
  • B.2.        Banorët lokal punësohen, edhe në poste menaxheriale. Trajnimet organizohen sipas nevojës.
  • B.3.        Shërbimet dhe materialet e nevojshme blihen nga biznesi sipas rastit.
  • B.4.        Kompania ofron mjetet që sipërmarrjet e vogla të zhvillohen dhe të shesin produkte ekologjike të bazuar në natyrën, historinë dhe kulturën lokale (ushqime, pije, punime artistike, performance artistike, prodhime bujqësore, etj).
  • B.5.        Ndiqet një kod sjelljeje i përshtatshëm për komunitetin local, me bashkëpunimin dhe miratimin e komunitetit.
  • B.6.        Kompania zbaton një politikë kundër shfrytëzimit tregtar, veçanërsiht të fëmijëve dhe adoleshtëve, përfshi shfrytëzimin seksual.
  • B.7.        Kompania është e paanshme në punësimin e femrave dhe minoriteteve lokale, përfshi postet menaxheriale.
  • B.8.        Mrojtja ndërkombëtare apo kombëtare e punonjësve respektohet dhe punonjësit paguhen me një pagë e arsyeshme.
  • B.9.        Aktivitetet e kompanisë nuk vënë në rrezik ofrimin e shërbimeve bazë si furnizimin me ujë, energji apo shërbimet shëndetësore për komunitetin lokal.

 

C.        Rrisni përfitimet për trashëgiminë kulturore dhe minimizoni impaktet negative.

  • C.1.        Kompania ndjek direktiva ose një kod sjelljeje për vizitat në vendet hisorike apo kulturore, në mënyrë që të minimizohet impakti negativ i vizitorëve dhe të rritet kënaqësia e vizitës.
  • C.2.        Artifaktet historiko-arkeologjik nuk shiten, tregtohen apo ekspozohen, përveç rasteve kur e lejon ligji.
  • C.3.        Kompania kontribuon në mbrojtjen e pronave dhe vendeve lokale historike, arkeologjike dhe kulturore, duke mos lejuar aksesin e qytetarëve.
  • C.4        Biznesi përdor elemntë të artit lokal, arkitekturën apo trashëgiminë kulturorë lokalë gjatë operimit të saj, në dizenjo, dekoracione, gatim apo dyqane; duke respektuar të drejtat e pronës së komunitetit lokal.

 

D.        Rrisni përfitimet për ambientin dhe minimizoni impaktet negative.

  • D.1.        Ruajtja e burimeve
    • D.1.1.    Politikat e blerjeve duhet të fokusohen në prodhime ekologjike si n fushën e ndërtimit, të mira materiale, ushqime, etj.
    • D.1.2.    Blerja e prodhimeve të pa-rinovueshme matet dhe biznesi duhet të përpiqet të reduktojë përdorimin e tyre.
    • D.1.3.    Konsumi i energjisë duhet të matet, burimet duhet të deklarohen, përdorimi duhet të reduktohet ndërsa duhet të nxitet përdorimi i energjisë së rinovueshme.
    • D.1.4.    Konsumi i ujit duhet të matet, burimet duhet të deklarohen ndërsa konsumi duhet të jetë i arsyeshëm.
  • D.2.        Ulja e ndotjes
    • D.2.1.    Çlirimi i gazit nga gjithë burimet e kontrolluara nga biznesi maten dhe ndiqen proçedurat për uljen e sasisë së çliruar.
    • D.2.2.    Urjat e zeza si dhe ato gri trajtohen në mënyrë efikase dhe reciklohen nëse është e mundur.
    • D.2.3.    Ndiqet një plan efikas për menaxhimin e mbetjeve dhe reduktimin e përdorimit të materialeve të pareciklueshme.
    • D.2.4.    Përdorimi i substancave të dëmshme, përfshi pesticidet, bojra, dizinfektant për pishina dhe materialeve të pastrimit duhet të reduktohet apo zëvendësohet nëse është e mundur nga produkte të padëmshëm. Përdorimi i kimikateve duhet të menaxhohet siç duhet.
    • D.2.5.    Biznesi zbaton praktika për reduktimin e ndotjes akustike, ndriçimit, erozionit dhe ndotjes së ajrit dhe tokës.
  • D.3.        Ruajtja e biodiversitetit, ekosistemit dhe terrenit
    • D.3.1.    Speciet e kafshëve të egra rriten vetëm në natyrë dhe konsumohen, ekspozohen, shiten apo shkëmbehen vetëm në bazë të një aktiviteti të rregulluar që siguron qëndrueshmërinë e egzistencës së tyre.
    • D.3.2.    Nuk lejohet kapja e një kafshe të egër, përveç rastit të një aktiviteti të kontrolluar, dhe speciet e mbrojtura mbahen dhe trajtohen vetëm nga persona apo autoritete të autorizuara.
    • D.3.3.    Për qëllime dekorative apo restauruese, biznesi duhet të përdorë specie vendase dhe të parandalojë futjen e specieve të huaja.
    • D.3.4.    Biznesi duhet të kontribuojë në mbështetjen e biodiversitetit, përfshi mbrotjen e zonave të ruajtura natyrore apo zona natyrore me vlera të larta biodiversiteti.
    • D.3.5.    Ndërveprimet me kafshët nuk duhet të kenë efekt mbi ecurinë e popullsisë së këtyre të fundit, dhe çdo shqetësim i ekosistemit natyror duhet të minimizohet, rehabilitohet dhe të ndiqet nga një kontribut kompensues.
Become A Member
Anyone from individuals to larger organizations can help increase the reach, awareness and recognition of sustainable tourism practices.  
Already a member? Log in

Follow Us

Receive GSTC Email Updates

  • EcoAustralia.jpg
  • green_globe.jpg
  • ftt brand logo.jpg
  • openmarket-logo-sm-trans.png
  • 3AGEG_Logo.jpg
  • 33HSAC.jpg
  • qualitycoast-flag-resized.jpg
  • STI-logo.jpg
  • 41InstitutodeTurismo.jpg
  • 52logos-rainforest-alliance.jpg
  • 67TourCert.jpg
  • CarpeDM-logo.jpg
  • 60logos-solimar.jpg
  • logo_earthok.jpg
  • PATA.jpeg
  • 48PATP.jpg
  • 17EcoTransLogo.jpg
  • FEDEC.jpg
  • 40intercontinentalnewyork.jpg
  • image.jpeg
  • turistiko.png
  • confluence_logo_web_sm-2.jpg
  • airbnb_vertical_lockup_web.jpg
  • EnvCML_LOGO-3.jpg
  • UTL.png
  • 77WildAsiaLogo.jpg
  • LightBlue.jpg
  • sabre-new250b.jpg
  • 16eceat.jpg
  • caesars logo_banner.jpg
  • aitr.jpg
  • ihg.jpg
  • four-directions.jpg
  • 37logos-hostelling-intl.jpg
  • La_Ceiba.png
  • NoEsUtopia_L.jpg
  • sgs copy copy.jpg
  • QD-ECNC-ECNCgr-logo.jpg
  • 46logos-world-heritage.jpg
  • ThailandStandards.png
  • GK_Global_colour.jpg
  • tui trave- resizedl.jpg
  • 28Logo_GGD-no_sello.jpg
  • green-loons-logo copy 2.jpg
  • ecola.jpg
  • 6logos-asta.jpg
  • FOW.jpg
  • Our-N-V.jpg
  • 75logos-utah.jpg
  • 15earthcheck.jpg
  • botswana.jpg
  • ecoservices.jpg
  • mta logo-banner.jpg
  • thailanddot.jpg
  • Khiri.jpg
  • 1ATTALogo.medium.color.jpg
  • barcelonaturisme.jpg
  • WWFLogotab.png
  • 54royal-caribbean.jpg
  • abta_bnaner.jpg
  • 12logos-crest.jpg
  • 72logo-UN.jpg
  • unwto_logo.jpg